Qeveria e re franceze e prezantuar nga Macron

Makron kërkonte një grup që i përshtatej premtimit të tij për ripërtëritje politike dhe një ekip që ishte njëkohësisht edhe i djathtë edhe i majtë përpara betejës decizive për legjislative më 11 dhe 18 qershor.

 

Ky ekip përbëhet nga të rinj dhe veteranë, pesha të rënda në politikë dhe fytyra të reja.

Qeveria që do të drejtohet nga një kryeministër që vjen nga e djathta e moderuar, Edouard Philippe, 46 vjeç dhe respekton këtë objektiv me një ndarje shumë mirë të peshuar.

Pesë ministra vijnë nga qendra e djathta, pesë nga e majta ndërsa pjesa tjetër janë personalitete të jetës publike ose vijnë nga shoqëria civile.

Më poshtë vijon lista e ministrave:

Gerard Collomb, ministër i Punëve të Brendshme.

Nicolas Hulot, ministër i Tranzicionit Ekologjik dhe Solidaritetit.

François Bayrou, ministër i Drejtësisë.

Sylvie Goulard, ministre e Mbrojtjes.

Jean-Yves Le Drian, ministër i Evropës dhe Punëve të Jashtme.

Bruno Le Maire, ministër i Ekonomisë.

Muriel Pénicaud, ministër i Punës.

Richard Ferrand, ministre e Kohezionit të Territoreve.

Agnes Buzyn, ministre e Solidaritetit dhe Shëndetësisë.

Françoise Nyssen, ministre e Kulturës.

Jean-Michel Blanquer, ministër i Arsimit.

Jacques Mézard, ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit.

Gerald Darmanin, ministër i Veprimit dhe Llogarive Publike.

Frederique Vidal, ministre e Arsimit të Lartë, Kërkimit dhe Inovacionit.

Annick Girardin, ministre e Territoreve Përtej Detit.

Laura Flessel, ministre e Sportit.

Elizabeth Borne, ministre e Transportit.

Marielle de Sarnez, ministre e Çështjeve Evropiane.

 


Aktualitet

Archives