Aplikacioni i krijuar nga studenti kosovar po shkarkohet globalisht

Labeat Matoshi, student i vitit të dytë në Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum, ka arritur të krijojë një aplikacion të thjeshtë mirëpo mjaft funksional brenda një kohe të shkurtër.

I riu nga Prishtina, që është duke marrë hapat e parë në fushën e programimit në Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum, synon të përditësoj përdorimin e aplikacionit për të sjell edhe funksione dhe veçori të reja në këtë aplikacion vazhdimisht.

Programi i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Universum është i fokusuar më tepër në Zhvillim Softveri dhe kurrikula dhe është e vetmja në Kosovë, e bazuar kryekëput në rekomandimet e ACM dhe IEEE, trupat kryesore botëror për shkenca kompjuterike gjë që i mundëson studentëve të avancohen në programim.

Aplikacioni Click Speed Test brenda pesë sekondave, përdoruesve të këtij aplikacioni mjaftë atraktiv iu kërkohet të klikojnë sa më shpejtë që është e mundur ekranin në një hapësirë të kufizuar me ngjyrë blu duke testuar kështu shpejtësinë e gishtave të tyre.

Edhe pse është në versionet e para të zhvillimit, aplikacioni ka arritur të vlerësohet dukshëm në kanalet e shitjes online të gjigantit Google, Play Store, ku ka marrë notën 4.9 nga ajo maksimale 5.0.

Aktualitet

Archives