Dani Alves transferohet në Premierligë gjatë verës

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves gjatë verës mund të largohet nga Juventusi, edhe pse ka kontratë me kampionin e Italisë deri në vitin 2018.

Sipas Yahoo, ish anëtari i Sevillas dhe Barcelonës pritet të transferohet në Premierligë, përcjell Express.

Interesim për brazilianin ka shfaqur skuadra e Tottenhamit. Trajneri i kësaj të fundit, Mauricio Pochettino e sheh Alvesin si zëvendësim të Kyle Walker, i cili pritet të largohet nga klubi gjatë verës.

Alves thuhet se ka oferta edhe nga tri skuadra tjera të Premeirligës: Manchester United, Manchester City dhe Chelsea.

Aktualitet

Archives