Lufta kundër PKK e DAESH në fokus të takimit Erdogan-Trump

Zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) tha se në takimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) me Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Danëlld Tramp (Donald Trump) u bisedua për luftën kundër organizatave terroriste, në veçanti ndaj PKK dhe DAESH.

Zëdhënësi Kallën bëri sqarime në lidhje me detajet e takimeve të djeshme (e martë 16 maj 2017) kokë më kokë dhe mes delegacioneve të Erdoanit me Trampin në Shtëpinë e Bardhë.

“Në takime u theksua rëndësia strategjike e marrëdhënieve Turqi-ShBA, si dhe u vlerësuan hapat që do të hidhen në vijim në fushat e ekonomisë, tregtisë dhe mbrojtjes”,- cilësoi zëdhënësi Kallën.

“U shtrua për diskutim lufta kundër organizatave terroriste, sidomos ndaj PKK-së dhe DAESH-it”,- u shpreh Kallën, duke shtuar se në këtë kuadër u vlerësuan edhe hapat që mund të hidhen në drejtim të organizatës terroriste FETO.

Gjatë takimeve u trajtuan gjerësisht edhe zhvillimet në Siri dhe Irak, shtoi ndër të tjera zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kallën.

Aktualitet

Archives