Portugalia shpallet fituese e Eurovision

Për herë të parë në histori, Portugalia ka arritur të fitojë kupën e Eurovision-it. Këngëtari Salvador Sobral triumfoi mbrëmjen e së shtunës në eventin e mbajtur në Kiev, duke lënë pas Bullgarinë në vend të dytë dhe Moldavinë në vend të tretë.

Ishte gati e pabesueshme. Pas 53 vitesh pjesëmarrje në këtë kompeticion, Portugalia arriti të triumfojë për herë të parë në garën e Eurovision.
Votimi i publikut dhe jurisë profesioniste nga 42 shtetet konkurente ishte gati unanim, në favor të 27-vjeçarit Salvador Sobral i cili u shpall fitues me 758 pikë, duke lënë në vend të dytë Bullgarinë dhe të tretën Moldavinë.
“Po jetojmë në epokën e muzikës që konsumohet shpejt. Unë e konsideroj këtë si një fitore të muzikës së vërtetë. Muzika nuk është fishekzjarre. Muzika është ndjenjë”, tha fituesi i Eurovisionit në momentet e para pas marrjes së çmimit të parë.
Pa bujë, madje me një paraqitje shumë të thjeshtë, Salvador Sobral, arriti të dalë fitues në edicionin e 62-të të Eurovizion. Pa fishekzjarrë dhe pa performancë të jashtëzakonshme skenike, ai i tregoi botës që  vetëm me zërin, mund të shkaktosh emocion të fortë e të fitosh zemrat e publikut dhe jurisë.                                                                                                                Rezultate imazhesh për Portugalia shpallet fituese e Eurovision
Kënga fituese “Amar Pelos Dois”, apo në shqip “Për të dy ne” u shkrua nga motra e këngëtarit portugez.
Javët e fundit të provave, ai nuk mundi të ishte i pranishëm për shkak të problemeve të rënda me zemrën. Në duetin e triumfit, përpara mbylljes së shfaqjes, 27-vjeçari u shoqërua në skenë edhe nga e motra për të kënduar melodinë fituese.

 

 

Aktualitet

Archives