Merkel drejt një mandati të 4 si Kancelare

Partia konservatore, Unioni Kristian Demokratik (CDU), i kancelares Angela Merkel, i ka fituar zgjedhjet në shtetin kryesor, North Rhine-Ëestphalia.

Fitorja në këtë Land është një paralajmërim i fuqishëm për fitoren e Merkelit për një mandate të 4. Rezultatet e para të zgjedhjeve në këtë shtet, të publikuara sot, tregojnë se CDU është e para me 33% të votave të fituara.

Ky shtet me numrin më të madh të banorëve në Gjermani, që paraqet afro 20% të popullatës në gjithë Gjermaninë, është tradicionalisht bazë e fuqishme e Partisë Social Demokrate (SPD). Në këto zgjedhje SPD mori vetëm 31.2%.

Ndërkohë që herën e fundit kishte arritur të merrte 39.1%, në zgjedhjet e vitit 2012. Kancelarja Gjermane Angela Merkel është përballur me kritika në Gjermani për politikën e saj liberale ndaj refugjatëve, megjithatë ky rezultat tregon se ajo mbetet përsëri pretendentja kryesore për të qeverisur.

Rezultate imazhesh për Merkel

 

Aktualitet

Archives