Treni Athinë-Selanik del nga shinat

Treni i linjës Athinë-Selanik ka dalë nga shinat pak para mbërritjes në qytetin e Selanikut, rreth orës 22:00  të mbrëmjes së të shtunës.Në pesë vagonët e tij ndodheshin rreth 70 pasagjerë.Në momentin e daljes nga shinat vagonët janë përplasur me shtylla të linjave elektrike, ndërsa duket se është rrëzuar edhe një shtëpi e braktisur në vendin e quajtur Adhendro, disa km në dalje të Selanikut.Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.Në vendgjarje kanë shkuar menjëherë 21 makina të repartit të zjarrfikësve, me 30 njësi, si dhe disa ambulanca.

Aktualitet

Archives