Presidenti Nishani nderohet në Kosovë

Në ditën e fundit të vizitës shtetërore në Kosovë,  Presidentit të Republikës, Bujar Nishani iu dha titulli “Qytetar Nderi”. Ceremonia u zhvillua në kompleksin historik të Lidhjes së Prizrenit.
Kreu i Komunës Ramadan Muja tha se “Prizreni është krenar për shpalljen “Qytetar Nderi” të Presidentit të Republikës të Shqipërisë”. Ndërsa  Kreu i Shtetit shqiptar, pas marrjes në dorëzim të titullit tha se nuk ka emocion dhe vlerë më të madhe njerëzore kur të nderojnë qytetarët dhe populli. “Dhe prandaj sot ndihem i nderuar që mes jush dhe qytetarëve të Prizrenit ta marr dhe ta vlerësoj e të përulem para këtij nderimi që po më bëni”.

Aktualitet

Archives