Basha: Bëhuni gati për marshimin final

Kryetari i PD-së shpall Republikën e re dhe i bën thirrje mbështetësve të bëhen gati për marshimin final

Basha: Zgjedhjet pa opozitën ti harrojë Republika e vjetër e çdo kush pas saj

Kryetari i PD-se vijon fjalen e tij: Nuk mund të ketë zgjedhje moniste në Shqipëri. Nuk do të lejojmë e nuk do të pranojmë kurrë. Zgjedhjet pa opozitën ti harrojë republika e vjetër dhe çdo kush që qëndron pas saj”

Basha: Jemi 600 mijë në shesh. S’është protestë por referendum për Republikën e re

 “Kjo nuk është protestë por referendum për Republikën e re. Jemi tre herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë dhe miliona të tjerë në këtë referendum historik” tha kryetari i PD-se Lulzim Basha i cili po mban fjalen para protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë prej orës 12:00.

Basha: Jemi mbledhur për ndryshimin më të madh në 27 vite të historisë . Gjithçka duhet të ndryshojë dhe falë bashkimit tonë, qëndresës tuaj, me ndihmën tuaj gjithçka do të ndryshojë. Asgjë nuk do të jetë si më parë.  Republika e vjetër sot shpallet objekt i arkivit të Muzeut Historik Kombëtar. Ne shqiptarët e bashkuar nuk e pranojnë, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim më republikën e vjetër të krimit e dorgës”

“Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Vetëm zgjedhje të lira me qeveri teknike”

Basha: Republika e vjetër bëhet gati për vjedhjen e zgjedhjeve të ardhshme që shqiptarët të mos kenë një parlament të diktuar nga vota e tyre, por të diktuar nga krimi. Ne jemi bashkuar për ti thënë ndal. Kemi thënë se zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë. Zgjedhje me krimin nuk ka e nuk do të ketë. Do të ketë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri teknike

 

 

Aktualitet

Archives