Samsung Note 7 rikthehet në fund të muajit me përmirësime

Pas tërheqjes nga tregu të një numri të madh të telefonave Galaxy Note 7, Samsung ka vendosur të rregullojë problemin me baterinë në këto modele dhe t’i shesë si pajisje të riparuara.

Sipas raporteve nga Koreja Jugore, Galaxy Note 7R do të paraqitet në treg kah fundi i majit ose fillimi i qershorit.

Telefoni fillimisht do të jetë në tregun e Koresë Jugore përmes operatorëve lokalë SK Telecom, KT dhe LG Uplus dhe sugjerohet se çmimi i pajisjes do të jetë përgjysmë më i ulët se sa i modelit origjinal.

Pritet që gjiganti jug-korean të shesë  Galaxy Note 7R me çmim prej 500.000 vona, përkatësisht rreth 440 dollarë. Galaxy Note 7R arrin me bateri më të vogël dhe sistem operativ Android 7.0. Pritet që Samsung të shesë shumë shpejt të gjithë telefonat e riparuar Note 7R.

Aktualitet

Archives