Gjendja e gazetares Arbana Xharra pas rrahjes brutale

Anëtarja e re e PDK-së, gazetarja e njohur në Kosovë, Arbana Xharra, është në gjendje stabël pas rrahjes në orët e para të së shtunës para banesës së saj në Prishtinë.

Gazetari i portalit Koha.net ka shkuar në QKUK dhe sipas informatave që ka marrë aty, mësohet se gjendja shëndetësore e Xharrës është stabël…

Për të përcjellë nga afër kanë ardhur familjarë të saj si dhe bashkëpartiakë nga PDK-ja, parti në të cilën ajo aderoi këtë javë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar minuta më herët për Koha.net se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe në QKUK Xharra është sjellë nga bashkëpartiakët e saj.

Koha.net ka siguruar fotografi nga gjendja aktuale e Xharrës.

Rreth orës 02:40 ajo ka lëshuar QKUK-në.

Interesimit të portalit Koha.net ajo i është përgjigjur se nuk mund të flasë në këto momente, por se do të deklarohet gjatë ditës.

Aktualitet

Archives