Macron respekton traditën, vizitën e parë në Gjermani

Presidenti i sapozgjedhur i Francës Emanuel Macron, i cili detyrën e merr të dielën, vizitën e parë jashtë vendit do ta realizojë në Gjermani, ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke respektuar kështu traditën e deritanishme.

Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert ka thënë se Merkel është e lumtur që të hënën pasdite do të presë presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron.

Edhe gjatë fushatës zgjedhore, Macron deklaroi se vizitën e parë do të mund ta realizonte në Gjermani në qoftë se zgjidhej për president. Krahas kësaj, ai disa herë po ashtu tha se vizita e parë jashtë vendit në rast se zgjidhet president do të jetë tek ushtarët e Francës që marrin pjesë në operacione jashtë vendit.

Macron me Merkelin u takua më 16 mars në Berlin në periudhën e fushatës zgjedhore. Në deklaratën pas përfundimit të zgjedhjeve në Francë, Merkel u shpreh se “na gëzon fitorja e Macronit”.

Ndryshe,me një ceremonie që do të mbahet në Pallatin e Elizesë në Paris, Macron merr të dielën zyrtarisht detyrën nga presidenti aktual François Hollande.

Berlini kishte qenë kryeqyteti i parë që kishte vizituar pas marrjes së detyrës edhe për François Hollande.

 

Aktualitet

Archives