Mbërrin në selinë e PD-së, Basha bashkë me gruan dhe dy vajzat

Vetëm pas 1 ore pritet të fillojë protesta e opozitës dhe një pjesë e protestuesve kanë mbrërritur nga rrethet.   Po vetëm pak minuta më parë Lulzim Basha bashkë me gruan e tij dhe dy vajzat ka shkuar në selinë e PD-së, ku më pas pritet që t’i bashkohet marshimit të qytetarëve.  Ashtu siç e kishte parlajmëruar Basha në protestë do të jetë me gruan dhe dy vajzat e tij.

Po kështu edhe në këto foto një pjesë e protestuesve  tyre janë vendosur para selisë së PD-së ku po presin kreun e kësaj partie, Lulzim Bashën.

Ndërsa një pjesë tjetër e tyre ndodhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku janë pozicionuar grupe, grupe, në varësi të qyteteve që vijnë.

Ende janë të tjerë protestues që priten të vijnë nga rrethet pasi janë nisur që prej orëve të para të mëngjesit.

Aktualitet

Archives