Protesta e opozitës

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës para kryeministrisë., Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako zhvilloi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Burimet bëjnë me dije se janë diskutuar masat që kanë marrë forcat e rendit por dhe informacione të tjera.

Mësohet se ishte paralajmëruar një deklaratë e përbashkët për shtyp, por kjo u anulua momentin e fundit.

Ndërkaq Policia ka blinduar Tiranën me mbi 2500 efektivë që do të sigurojnë rendin.
Protesta e opzotës pritet të nisë në orën 12:00 para Kryeministrisë.

Aktualitet

Archives