Sekuestronen 9 mina me telekomandë në Lezhë

Dy persona në Lezhë bien në prangat e policisë, të kapur me 9 mina me telekomandë. Minat ishin të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, kallëp tritoli, ndërsa të dyshuarve i’u gjetën edhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave.

Operacioni policor i koduar “Etalon” u zhvillua gjatë ditës së djeshme, e mërkurë në Lezhë, pas hetimeve disa mujore.

Gjatë tij u sekuestruan 9 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, një çantë sportive, një kallëp lëndë shpërthyese tritol, 4 magneta, tela , kaçavida etj., materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave .

Ndërkohë u arrestua në flagrancë Franko Çinari, 21 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje dhe Stavro Kotorri, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim E.T., 30 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale “Trafikimi i armëve dhe municioneve”, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Aktualisht vijojnë hetimet për të zbardhur qëllimin e prodhimit dhe të përdorimit të minave për shpërthim në distancë.

Ndaj të dyshuarve materialet i’u referuan Prokurorisë së Lezhës për ndjekje të mëtejshme lidhur me veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.

Aktualitet

Archives