Rehabilitimi i Rrugës së Lumit të Vlorës, 30 mln $ nga Fondi Saudit

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj nënshkroi në emër të qeverisë shqiptare Marrëveshjen me Fondin Saudit për Zhvillim përfaqësuar nga Mohammad Aljenaidel, për financimin e projektit “Rehabilitimi i Rrugës së Lumit të Vlorës”.

Projekti parashikon ndërtimin e rrugës që fillon nga Bypassi i Vlorës – Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos – Qeparo si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë, pra një segment prej 94 km. Kredia nga Fondi Saudit për Zhvillim parashikohet të rehabilitojë pjesën e dytë të kësaj rruge me gjatësi 30 km, i parashikuar për të përfunduar në fund të vitit 2020.

Projekti ka një kosto prej rreth 72 milionë dollarë e cila do të financohet nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab në vlerën rreth 42 milionë USD dhe nga Fondi Saudit për Zhvillim në vlerën rreth 30,000,000 USD.

Aktualitet

Archives