Juventusi në finale, diçka e jashtëzakonshme po ndodh në Cardiff

Juventusi mbrëmjen e djeshme siguroi finalen e dytë në tre vitet e fundit të Champions Leagues. “Zonja e Vjetër” ka marrë pjesë në 9 finale në 44 vitet e fundit ku e ka fituar vetëm dy herë kompeticionin më të rëndësishëm evropian.

Mediat përtej Adriatikut kanë raportuar se 120 mijë tifozë të “Zonjës së Vjetër” kërkojnë të blejnë bileta për finalen e madhe të 3 qershorit në Cardiff.

Edhe pse stadiumi në Cardiff ka kapacitet prej 65 mijë vendesh, UEFA ka përcaktuar se tifozët e Juventusit do të kenë në dispozicion vetëm 18 mijë bileta për këtë finale.

Aktualitet

Archives