Ivanovit i mbeten dhe 9 ditë kohë

Ditë më parë Xhaferi e kishte njoftuar me shkrim presidentin Gjorgje Ivanov mbi krijimin e shumicës së re parlamentare të vendit. Nga kabineti i presidentit theksohet se Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës dhe praktikës së vendosur.

Ekspertët janë optimistë se ekzekutivi i ri i Maqedonisë do të formohet shumë shpejt e presin që kreu i shtetit t’ia dorëzojë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Në të kundërt, shumica parlamentare do ta zgjedhë vetë qeverinë.

Sipas BIRN, episodi i dhunës në Parlamentin maqedonas e tronditi thellë komunitetin shqiptar në vend, e i forcoi njëkohësisht bindjen se një qeveri me Zoran Zaevin në krye do të jetë shpresa më e mirë për të.

Opinionistët mendojnë se një pjesë e mbështetjes së shqiptarëve për kreun e LSDM-së buron nga pakënaqësia e thellë e tyre me nacionalizmin etnikisht përjashtues të Nikolla Gruevskit.

Sondazhi i fundit i publikuar në muajin shkurt (realizuar nga Telma TV dhe dhe agjencia M Prospect), tregoi rritje në trendin e kësaj mbështetjeje duke e vendosur për të parën në historinë e vendit LSDM-në përpara partive etnike shqiptare.

Në anketim, 20% e shqiptarëve përkrahnin socialdemokratët, 15% lëvizjen Besa, 14% BDI-në, 10% PDSH-në dhe 6% Aleancën për Shqiptarët.

Aktualitet

Archives