Deklarata e fortë e ministrit grek

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se Bashkimi Europian dhe Greqia nuk do të lejojnë realizimin e “Shqipërisë së Madhe”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm grek në një intervistë për të përjavshmen “Real News”.

“Ëndrra për madhështi të rreme”,  ka thënë Kotzias përsa i përket kufinjve dhe thekson se kufijtë në Europë janë të përcaktuar përfundimisht.

Sipas Kotziasmundësia e një “Shqipërie të Madhe” shkakton shqetësim në Athinë.

“Disa ëndërrojnë madhështi të rreme. Mirëpo Bashkimi Europian dhe ne, nuk kemi për ta lejuar. Kufijtë në Europë janë përcaktuar përfundimisht. Kushdo që do të tentojë t’i ndryshojë, do të ketë pasoja të mëdha dhe serioze”, ka paralajmëruar Ministri i jashtëm grek.

Kotzias është pyetur edhe mbi zërat se Greqia është një nga vendet që punon për destabilizimin e Shqipërisë. “Nuk kam dëgjuar të thotë diçka të tillë qeveria e vendit fqinj dhe as që mund ta thoshnin. Shqipëria u bë anëtare e NATO-s dhe u hap për të rruga europiane, edhe me mbështetjen e Greqisë. Madje kjo mbështetje u dha pa shkëmbime dhe kjo ishte gabim”, vëren shefi i diplomacisë greke.

Por gjatë kësaj interviste nga na e ministrit grek nuk ka munguar edhe një mesazh për Tiranën zyrtare. “Sot Shqipëria e di që rruga drejt BE-së kalon përmes reformës së sistemit gjyqësor, luftimit të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, mbrojtjen e të drejtave të minoritetit autokton grek. Kjo është rruga e stabilitetit. Kapërcimi i çdo lloj situate të paqëndrueshme në brendësi të Shqipërisë kërkon forcimin e mëtejshëm të demokracisë dhe të kulturës së kompromisit”, ka deklaruar Ministri i Jashtëm grek.

Aktualitet

Archives