KQZ miraton sot fletën e votimit të zgjedhjeve të 18 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot për të miratuar formatin e fletëve të votimit për zgjedhjet e 18 qershorit.

Në mbledhjen e parashikuar të nisë në orën 11:00 do të miratohet moduli i fletës së votimit dhe përmbajtja e saj, më pas ky modul do i dërgohet kompanisë së prodhimit të fletëve të votimit.

Afati i fundit për miratimin e fletës së votimit, është data 9 maj.

KQZ miratoi dje listat shumëemërore të Partive Politike të regjistruara në zgjedhjet e 18 qershorit. Janë regjistruar 15 parti politike.

27 kandidatë rezultuan se kishin marrë dënime nga gjykatat por që nuk ndaloheshin për të kandiduar në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Mes këtyre kandidatëve ishin edhe Spartak Braho në listën e Partisë Socialiste të Tiranës dhe Andan Ramohitaj në listën e socialistëve të Durrësit.

Aktualitet

Archives