Malajzia, destinacioni më i mirë për turistët…

Turqia, e cila vitin e kaluar u radhit e treta me 73,9 pikë indeksi, këtë vit është radhitur e katërta me 72,4 pikë.

Malajzia është vlerësuar si destinacioni më i mirë për turistët muslimanë, sipas Raportit të Indeksit të Udhëtimit të Muslmanëve për vitin 2017, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit në fjalë të përgatitur nga MasterCard dhe CrescentRating, Malajzia edhe këtë vit ka ruajtur vendin e parë në radhitjen e shteteve që ofrojnë kushtet më të volitshme për turistët muslimanë me 82,5 pikë indeksi.

Pas Malajzisë, në listë radhiten Emiratet e Bashkuara Arabe me 76,9 pikë indeksi dhe Indonezia me 72,6 pikë indeksi.

Turqia, e cila vitin e kaluar u radhit e treta me 73,9 pikë indeksi, këtë vit është radhitur e katërta me 72,4 pikë.

Në ndërkohë, në vlerësimin e kritereve të ndryshme nga Crescent Rating, Turqia spikat pozitivisht në aspektin e zbatimit të vizave, udhëtimit tranzit, prezencës së faltoreve, shërbimeve të aeroporteve, udhëtimit të siguritë dhe vendeve për pushim familjar.

Ndërkaq, Fazal Bahardeen, drejtor i përgjithshëm i platformës së udhëtimit Crescent Rating me qendër në Singapor, ka thënë se çdo vit rreth 121 milionë muslimanë udhëtojnë në vende të ndryshme të botës.

Ai ka theksuar se turistët muslimanë shpenzojnë gjithsej rreth 155 miliardë dollarë gjatë udhëtimeve dhe se kjo kontribuon me 10 për qind në ekonominë e turizmit.

Ndryshe, hulumtimi bëhet që nga viti 2011 dhe përfshin 130 shtete, ndërsa gjatë vlerësimit merren parasysh therja hallall e kafshëve të mishit, faltoret, shërbimet dhe aktivitetet miqësore ndaj muslimanëve, si dhe lehtësimet e rrugëtimit dhe mundësitë për shoping.

Aktualitet

Archives