Gjermania do ti japë Shqipërisë 100 milionë euro

Shqipëria do të përfitojë një shumë rekord fondesh nga Gjermania, 100 milionë euro. Deklaratën e bëri vetë ambasadorja e republikës federale të Gjermanisë në vendin tonë Suzan Schutz. Në një konferencë për mediat në prani të zëvendës kryeministrit Niko Pelshi, ambasadorja inkurajoi edhe azilkërkuesit e refuzuar se 6 milionë euro janë akorduar vetëm për punësimin e tyre në Shqipëri.
Gjatë vitit 2016 shqiptarët kanë synuar të vendosen në Gjermani duke kërkuar azil politik. Përgjigja që kanë marrë ka qenë refuzimi. Por Ambasada Gjermane në vendin tonë i kërkon të mos shqetësohen sepse mundësitë për një punë apo për të hapur biznes do t’ia krijojnë këtu në Shqipëri. 6 milionë euro është fondi për azilkërkuesit e refuzuar.
Ambasadorja gjermane apelon sërish për punësim të rregullt në Gjermani duke iu drejtuar zyrave përkatëse që kanë hapur në Shqipëri. Për të inkurajuar qëndrimin në atdhe ambasadorja deklaron dhe një shifër rekord që do ti jepet qeverisë shqipare.
Zemërgjerë dhe besimplotë është treguar Gjermania ndaj Shqipërisë duke i dhënë 41.5 milionë euro qeverisë shqiptare për projekte të bashkëpunimit teknik dhe financiar. Nuk është ndalur këtu. Zëvendës kryeministri Niko Peleshi në një dalje publike me në krah ambasadoren e gjermanisë në vendin tonë deklaroi të tjera shifra mbështetëse për të tjera projekte.
Sektori energjitik,në atë të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve, menaxhimi i mbetjeve, mbrojtja e mjedisit dhe agro-biodiversitetei janë këto katër pikat më të forta që ka mbështetur qeveria gjermane me financimet e saj për përmirësimin e kushteve të jetesës në të gjithë vendin. abc

Aktualitet

Archives