Erdoan: Nuk lejojmë që organizatat terroriste ti vënë pranga vullnetit tonë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i gjendur për vizita zyrtare në Nju Delhi të Indisë, u takua me Kryeministrin e Indisë, Narendra Modi.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i gjendur për vizita zyrtare në Nju Delhi të Indisë, u takua me Kryeministrin e Indisë, Narendra Modi.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar pas takimit, Erdoan duke thënë se në luftën kundër terrorit, Turqia me Indinë janë brenda një solidariteti të plotë, e vazhdoi fjalën e tij në këtë mënyrë: “Terroristët me doemos do të mbyten në gjakun që kanë derdhur. Ne nuk do të lejojmë që organizatat terroriste ti vënë pranga vullnetit tonë”.

Ai bëri të ditur se në lidhje me organizatën terroriste gyleniste/ struktura paralele në shtet (FETO/PDY) ka dhënë informacione të detajuara.

“Kjo strukturë e errët është një nga organizatat më të rrezikshme në botë. India, me masat që do të marrë, jam i bindur që do të nxjerrë tërësisht FETO-n nga vendi” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

Aktualitet

Archives