Dieta që lufton diabetin dhe ju mban në formë

Diabeti është një nga sëmundjet e cila kërkon një rregjim të mirë në ushqim. Prandaj është shumë e rëndësishme të kosumohen ushqimet të cilat janë të pasura në karbohidrate, si makarona, oriz dhe patate, ndërsa yndyrat të mbahen në minimum.

Sipas Gazeta “Shëndeti”, ekspertët rekomandojnë që për pacientët me diabet të ofrohet dieta me pak karbohidrate dhe e lartë në proteina.

Njerëzit mbipeshë me diabet të tipit 2 të cilët kanë ndjekur këtë dietë kanë pasur sukses në rënien në peshë dhe parandalimin e rritjes së niveleve të sheqerit në gjak.

Duhet të theksojmë që është e rëndësishme mbajtja nën kontroll e niveleve të sheqerit në gjak. Kjo ul  ndërlikimet që vijnë si pasojë e diabetit, si sëmundjet e zemrës dhe dëmtimi i enëve të gjakut.

Personat që ndjekin dietat me pak karbohidrate mendojnë se kjo dietë është më e mirë për personat me diabet të tipit 2 sepse mund të mbajnë nën kontroll nivelet e glukozëd.

Aktualitet

Archives