Hollande: Brexit ka një kosto të rëndë për Britaninë e Madhe

“Do të ketë një çmim dhe një kosto të lartë për Britaninë e Madhe. Kjo nuk duhet të jetë ndëshkuese, por në të njëjtën kohë është e qartë se Evropa do të dijë të mbrojë interesat e saj dhe se Britania e Madhe do të ketë një pozicionim jo të favorshëm të nesërmen e daljes nga BE-ja se brenda në BE”, theksoi Hollande, i cili mori pjesë në samitin e fundit evropian para përfundimit të detyrës të tij.

Sipas tij, mesazhi që dëshiron të japë është që Evropa duhet të japë besim në të ardhmen, një rrugëzgjidhje dhe jo probleme.

Nga ana e saj, kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi se dëshironte marrëdhënie të mira në të ardhmen me Britaninë e Madhe, por shtoi se së bashku me 27 vendet e BE dëshirojnë të mbrojnë interesat e tyre.

Aktualitet

Archives