Bregu kundër Bashës: Nuk pyeti grupin për bojkotin e zgjedhjeve

Përmes një postimi në Facebook deputetja demokrate del hapur kundër nismave të kryetarit të Partisë demokratike Lulzim Basha.

Bregu thekson se vendimi për të mos marrë pjesë në zgjedhje është bërë pa debat real.

Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit të propozuae nga Partitë Popullore Evropiane,- thotë Bregu –  u mor pa u konsultuar me askënd, duke  bërë që Rama  të dalë fitues dhe PD të dalë si refuzuese në sytë e ndërkombëtarëve

Deputetja flet troç: Vendimet për të bojkotuar parlamentin, për të mos hyrë në zgjedhje por dhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Evropiane, u mor pa u konsultuar me askënd. 

Bregu shprehet se Partia Demokratike ka marrë pjesë në zgjedhje edhe në vitin 1997, ku shumë prej kandidatëve të saj nuk hynin dot fizikisht në zonat e tyre elektorale. Ajo shton se pavarësisht përpjekjes për të ndikuar tek Partitë Popullore Evropiane, ata tashmë thonë se “ju nuk doni të ndihmoni veten”.

Gjithashtu, Bregu thotë se Partia Demokratike po bën të njëjtat veprime që ka bërë më herët Edi Rama kur ishte në opozitë, duke bllokuar proceset integruese.

Aktualitet

Archives