9 Maji, dita e Europes në Shkodër

Shkodra do të jetë epiqendra e festimeve të 9 Majit, ditës së Europës. Ka qënë selia qëndrore e Bashkimit Europian në Shqipëri që ka përzgjedhur kryeqendren e veriut për këto festime, përmes një kalendari të pasur aktivitetesh. Përgatitjet për festimet e kësaj dite kanë nisur, ku në sheshin përpara bashkisë po ngrihet skena në të cilën do të përformohet me muzikë nga autorë shqiptarë, e luajtur nga orkestra e qytetit, si dhe do të shfaqet videoja “Dialog shkruar me dritë” nga Adrian Paci, me imazhe të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. Prej orës 18.00 nisin aktivitetet për qytetarët në zonën e Gjuhadolit, përpara qendrës së Bashkimit Europian, si dhe në disa zona të tjera përgjatë rrugës muzeale. Ndërkohë ceremonitë kryesore janë parashikuar të mbahen në sheshin përpara bashkisë, ku në orën 19.30 do t’i jepet mirëseardhja të ftuarve, të cilët hyrjen do ta kenë me ftesa, të cilat janë shpërndarë me herët nga organizatorët. Ndërkohë në orën 19.45 do të interpretohen pjesë e përzgjedhura nga orkestra e qytetit për rreth 15 minuta. Në orën 20.00 do të jetë fjala përshendetëse e kryetares së bashkisë Voltana Ademi, pas saj do të jetë ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin dhe kryeministri Edi Rama. Në 20.15 minuta do të shfaqet videoja e artistit Paci, më pas në orën 20.55 do të këndohet himni i Europës “Oda e Gëzimit” dhe mbyllja do të bëhet në orën 21.00 me një kokteil festiv. Po në këtë ditë është përzgjedhur që në orët e pasdrekës të bëhet edhe inagurimi i një prej investimeve madhore në Shkoder, muzeut të ri “Marubi”. E njohur për mesazhet e forta dhe simbolikën që ka kjo ditë, festimet marrin një rëndësi të veçantë dhe mbi të gjitha i japin kryeqendrës së veriut vemendjen maksimale, në një moment që sytë dhe veshët e të gjithë gjithë Shqiptarëve, janë tek endrra për tu bërë pjesë e familjes europiane.

Aktualitet

Archives