Basha takim kokë më kokë për 30 minuta me Nishanin

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim mesditën e sotme me kreun e Shtetit, Buijar Nishani.

Mësohet se takimi u zhvillua në Presidencë dhe ka zgjkatur rreth 30 minuta. Ky takim vjen pas negocioatatave për zgjidhjen e krizës politike. Ditën e sotme Kuvendi pritet të zhvillojë raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, për të cilin ende nuk ka një emër.

Nuk dihet nëse kreu i shtetit ka marrë rolin e negociatorit të krizës politike, por vizitat në zyrën e tij po bëhen të shpeshta gjë që na bën të mendojmë se mund të jetë edhe kështu.

Kujtojmë se pak më herët kryedemokrati Lulzim Basha përfundoi një takim me krerët e bashkine dhe krerët demokratë në rrethe ku është diskutuar për përshkallëzimin e protestës së opozitës dhe organizimi për protestën e 6-7 majit që përkon me zgjedhjet e pjesshme në Kavajë.

Mbrëmjen e djeshme një takim me Presidentin Nishani e zhvilloi edhe kreu i Kuvendit dhe LSI-së Ilir Meta. Edhe ky ka diskutuar me Nishanin gjetjen e rrugëve për daljen e vendit nga kriza politike.

Aktualitet

Archives