Lajm i keq për Kim Jong-un: SHBA-ja vendos sistemin që rrëzon raketat e Koresë së Veriut

Forcat amerikane zhvendosi sot elementët e parë të sistemit mbrojtës antiraketë THAAD në qendrën ku do të vendoset në Korenë e Jugut, një projekt destinuar për të kundërshtuar kërcënimin koreano-verior, por që ka ngjallur irritimin e Pekinit.

Kjo manovër, vendosur vitin e kaluar, ndodh në një kontekst të tensioneve të forta në gadishull për çështjen e programeve bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut.

Duke parë ashpërsinë e drejtuesit koreano-verior, Kim Jong-Un, i vendosur dukshëm për të pajisur vendin me raketa ndërkontinentale, SHBA-ja kundërshton tashmë politikën e paparashikueshme të Donald Trump, i cili është shprehur i gatshëm për të zgjidhur, edhe i vetëm, nëse do të jetë e nevojshme, problemin koreano-verior.

Në momentin kur po lundron drejt gadishullit aeroplanmbajtësja amerikane “Carl Vinson” dhe eskorta e saj, që do të mbërrijnë në Kore deri në fund të javës, Phenian ka njoftuar sot për manovrat më të suksesshme të artilerisë të kryera ndonjëherë.

Nga ana e tij, televizioni koreano-jugor transmetoi imazhe të mbërritjes të një numri të madh kamionësht ushtarakë që transportonin elementë të THAAD (Terminal High Altitude Area Defense) në një fushë golfi në Seongju, 250 kilometra në jug të Seulit.

Aktualitet

Archives