Luiza Gega thyen një tjetër rekord në atletikën shqiptare

Luiza Gega sot thyu një rekord që nuk arrihej prej 28 vitesh.

Gega konkuroi në garën e 10 mijë metrave gjatë Kupës së Shqipërisë duke vendosur një rekord të ri, prej 33 minutash e 31 sekondash.

Gega arriti të thyente rekordin e Anila Kasatit, atlete e cila hyri në histori me garën që zhvilloi në një miting ndërkombëtar në Greqi.

Përveç rekordit të sotëm, në qershor të vitit 2014, Gega kishte thyer edhe një tjetër rekord që mbahej po nga Kasati, atë të garës së 5 mijë metrave.

Aktualitet

Archives