“Shqipëria e mbushur me drogë, miliarda euro për blerjen e parlamentit 2017”, Doris Pack kritikon ministrin gjerman Sigmar Gabriel

Eurodeputetja Doris Pack, njohëse shumë e mirë e Shqipërisë, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me atë çka po ndodh në Shqipëri. Në Forumin e Grave të Partive Popullore Europiane, ku ishte e pranishme edhe deputetja Albana Vokshi, Pack u shpreh se ajo që po ndodh aktualisht në Shqipëri është një çmenduri.

Doris Pack shprehu shqetësim për qeverisjen e lidhur me krimin në Shqipëri dhe qortoi heshtjen e diplomatëve të huaj. Ajo kritikoi qëndrimin e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë gjatë vizitës së tij në Tiranë.

“Çfarë po ndodh në Shqipëri aktualisht është një çmenduri. Vendi  i mbushur  i gjithi me drogë, një rrezik jo vetëm për kthimin e Shqipërisë në vend kryesor për prodhim dhe eksport droge, por për mjedisin ku rriten fëmijët shqiptarë,” u shpreh Pack.

“Në Parlament dhe administratë mbahen me dhjetra persona me rekorde kriminale se kanë paguar për pushtetin e Ramës, ndërkohë profesionistët hiqen nga puna për bindje politike” — deklaroi ajo.

E pranishme në këtë takim, kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi raportoi rreth zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri dhe dhe shprehu vendosmërinë e Partisë Demorkatike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, standard themelore të çdo shoqërie europiane.

Deputetja demorkate i informoi koleget e saj të Partive Popullore Europiane për fushatën e keqinformimit të partnerëve të huaj nga qeveria Rama përmes propagandës dhe lobimeve të financuara me para të pista. Ajo denoncoi kriminalizimin e Parlamentit dhe të qeverisjes, kanabizimin e Shqipërisë dhe përgatitjet për blerjen e zgjedhjeve me paratë e drogës.

Vokshi shprehu mirënjohje dhe falenderoi Presidenten e Forumit te Grave te Partise Popullore Europiane (EPP Women) Znj. Doris Pack për mbështetjen e protestës popullore për zgjedhje të lira  e të ndershme.

Aktualitet