Rama nuk ja ka ‘besën’ Metës.

Edi Rama pak orë përpara nisjes së negociatave me përfaqësuesit e lartë të BE-së, ka nisur “lojërat”.

Duke qenë i sigurt se fati i tij gjatë bisedimeve që priten të nisin në orët 15.00, varet nga qëndrimi aty i Ilir Metës, ai i ka dërguar në zyrë 3 ambasadorët kryesorë në Tiranë, Lu, Vlahutin dhe Bochard.

Synimi ka qenë që të mësojë nëpërmjet “të tretëve” se çfarë qëndrimi do të mbajë Ilir Meta përballë zv.presidentit të PPE, Allister.

Sipas burimeve konfidenciale të SYRI.net pranë kryeministrit, këto pirueta me aleatin e bashkëqeverisjes ai i ka nisur më herët.

Fillimisht ai i është lutur Ilir Metës që me bashkë Allister në Tiranë, të vijë edhe miku i tij jo vetëm, socialisti, Fleckeinstein.

Pasi Meta ka rënë dakord me këtë, Rama ka shkuar më tej në lojën e prapaskenave:

I ka kërkuar që takimet me dy të dërguarit e BE-së të mos i bëjnë veç e veç siç ishte parashikuar fillimisht, por së bashku.

Duket hapur që Rama nuk ka besim te Ilir Meta, prandaj kërkon që të jetë i pranishëm dhe dëshmitarë, në çdo takim të Metës për çështjen e krizës me Allister.

Pasi i dërgoi në zyrë tre ambasadorët për të testuar qëndrimin e tij, ka shkuar edhe vetë para nisjes së bisedimeve.

Duket se Edi Rama edhe me ndihmën e Fleckeinstein e ka “sistemuar” Allister, por jo Ilir Metën. Kulisat janë në vazhdim. Të presim deri në darkë, se çfarë do të rezultojë pas gjithë këtyre.

Aktualitet

Archives