Mesi apo Ronaldo?

Leo Messi edhe një herë tjetër tregoi se në El Clasico është lojtar më i mirë se sa Cristiano Ronaldo. Ylli i Barcelonës, Leo Messi shënoi dy gola në fitoren 3:2 të skuadrës së tij ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu. Ai edhe një herë tjetër ishte vendimtar në ndeshjen më të rëndësishme, për dallim nga Cristiano Ronaldo që kishte një natë të tmerrshme. Më poshtë keni disa statistika të ndeshjes së mbrëmshme që tregojnë dallimin në mes të Messit dhe Ronaldos:

Driblime:

Messi: Finalizoi 7 driblime nga 11 në total

Ronaldo: zero driblime nga një tentim

Gola:

Messi: Dy gola

Ronaldo: Zero

Faule:

Messi: 6 ndërhyrje ndaj tij, prej tyre një karton i verdhë dhe një i kuq

Ronaldo: 2 ndërhyrje ndaj tij

Prekje të topit:

Messi: 72 prekje

Ronaldo: 39 prekte

Pasime:

Messi: 45 pasime

Ronaldo: 17 pasime

Duele ajrore:

Messi: Një duel i fituar

Ronaldo: Zero duele ajrore të fituara

Aktualitet

Archives