Çifti Haradinaj merr shtetësinë shqiptare

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani i dha të hënën shtetësinë shqiptare Ramush Haradinajt, ish-kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe bashkëshortes së tij, Anita Haradinaj.

Me dekretin që mban nr. 10152, në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe ligjit “Për shtetësinë shqiptare”, Kreu i shtetit dekretoi dhënien e shtetësisë shqiptare, pas kërkesës së tyre, Ramush Hilmi Haradinaj dhe Anita Mustafë Haradinaj.

Haradinaj u ndalua më 4 janar nga autoritetet e Francës me një fletë-arresti të Serbisë të vitit 2004. Kreu i AAK-së aktualisht ndodhet në Francë, në lirim me kusht, mbi bazën e një procesi që po zhvillohet ndaj tij nga autoritetet franceze, bazuar në urdhër-arrestin e lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Në seancën e fundit të zhvilluar në 6 prill Gjykata e Colmarit në Francë e shtyu vendimin për çështjen Haradinaj për në datën 27 prill.

Aktualitet

Archives