Macron kryeson në duelin e parë për President, merr mbështetje nga Brukseli dhe Merkel

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel përshëndeti të dielën suksesin e parashikuar të Emmanuel Macron në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që zhvillohen në Francë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, në emër të Merkelit, ai i uroi Macron-it më të mirën për dy javët e ardhshme.

Edhe shefi i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, përgëzoi kandidatin e Bashkimit Europian për rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve. Juncker, ish-kryeministër i Luksemburgut, i dëshiroi kandidatit Macron fat të mirë në raundin e dytë të votimeve të 7 majit, ku ai do të përballet me kundërshtaren e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Kandidati i qendrës, pro-europiani, Emmanuel Macron dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, anti-BE, Marine Le Pen u kualifikuan sipas rezultateve të para dje mbrëma për turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze.

Aktualitet

Archives