Rama: Investimet në kulturë s’janë luks

Kryeministrit Edi Rama, nga parku arkeologjik i Apollonisë në Fier tha se investimet në kulturë shihen si investime luksi, por sipas tij e kundërta është e vërtetë.

“Çdo monument kulture i restauruar është rritje ekonomike, rritje e mirëqenies dhe gjithë rrjeti i monumenteve të kulturës, të cilën Shqipëria e ka ende shumë të pasur, është në fakt një rrjet më vete, për të fuqizuar ekonominë dhe mirëqenien, duke rritur edhe punësimin”, u shpreh Rama.

Sipas tij, turizmi ka si komponent themelor të vetin, trashëgiminë kulturore dhe rritja e numrit të njerëzve që frekuentojnë zonat e trashëgimisë kulturore është drejtpërdrejtë rritje e konsumit në ato zona, rritje kapaciteteve hotelerike dhe rritje punësimi, së bashku me rritjen e të ardhurave.

Në këtë drejtim tha se në janar 2016 nisi projekti që sot është i përfunduar, por vetëm faza e parë, duke shtuar se më tej do jetë faza e dytë e infrastrukturës përreth, në mënyrë që të vizitohet lirisht Apollonia.

Aktualitet

Archives