Konsumoni luleshtrydhe çdo ditë, parandalon kancerin

Një studim i ri mjekësor ka zbuluar diçka shumë të rëndësishme për shëndetin tonë.  Nëse do hani 15 luleshtrydhe në ditë parandaloni përhapjen e kancerit të gjirit. Nga testimi i kryer tek minjtë, shkencëtarët zbuluan se luleshtrydhet ofrojnë mbrojtje kundër kancerit agresiv të gjirit, shkruan gazeta Shëndeti.

Në këtë studim shkencëtarët përdorën ekstrakte nga luleshtrydhet për të ushqyer minjtë femra që kishin tumore të kancerit në gji, si dhe qeliza kancerogjene të rritura në laborator. Në total, luleshtrydhet përbërësin 15% të dietës së minjve.

Por nga ky ekperiment pas 5 javësh, tek minjtë nuk u shfaq asnjë shenjë e përhapjes së kancerit, madje tek disa prej tyre tumoret kishin filluar të tkurreshin.

“Pamë një reduktim të konsiderueshëm në peshë dhe volum të tumorit”, thotë dr. Maurizio Battino, nga Universiteti Politeknik Marche në Itali.

Aktualitet

Archives