Anija shqiptare shpëton 51 refugjatë sirianë në Egje

Anija shqiptare ‘Oriku’ ka shpëtuar një gomone me 51 refugajtë në bord në detin Egje, në brigjet turke.

Kjo anije po patrullonte kur pa një gomone me refugjatë në bord.

Gomonia ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt brigjeve greke. Menjëherë, anija Oriku njoftoi anijen flamurtare, “RB” turke, greke dhe “Frontex”. Njëkohësisht, pas njoftimit, anija “Oriku” shkoi në rajonin ku ndodhej gomonia dhe ofroj ndihmë deri në mbërritjen e anijes “MAI 1102 FRONTEX” dhe “RB” turke.

Pas dorëzimit, nga të dhënat e marra nga anija e “FRONTEX”, në përfundim të operacionit, u verifikua se, në bordin e gomones ishin 51 persona, nga të cilët,  17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra, thuhet në njoftim.

Të gjithë pjesëtarët e gomones ishin me kombësi siriane.

Aktualitet

Archives