PD-PS bashkojnë votat për draftin e Reformës në Drejtësi,Miratohet ne parim!

PS dhe PD kanë bashkuar votat duke miratuar në parim draftin për reformën në drejtësi. Kjo i ka hapour dritën jeshile miratimit të Reformës në Drejtësi në Kuvendin e Shqipërisë.

Por Eduard Halimi tha se vota pro nuk duhet të interpretohet si votë për çështjet politike. Halimi tha se për çështjet politike topi është në fushën e mazhorancës për negociatat.

Miratimi i draftit është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e konsideron si një hap të madh.

Rama në FB: Hap i madh perpara votimi ne parim i draftit kushtetues te Reformes ne Drejtesi nga Komisioni i Posaçem, bashkë ne diten e Europes

Halimi: Opozita votoi pro fillimit të diskutimit të amendamenteve nen për nen që dot ë fillojnë të diskutohen nga nesër. Vota jonë pro fillimit të procesit të amendameteve nuk duhet të intepretohet si një votë pro çështjeve politike të cilët ekspertët e EURALIUS dhe OPDATE  nuk i kanë marrë në trajtim.

Çështje të cilat kanë të bëjnë me institucione të reja kushtetuese dhe me emërimet e këtyre institucioneve, apo ndërprerjen mandateve kushtetuese janë cështje politike që Komisioni i Venecias ia adreson politikës. Ndaj dhe ne edhe sot përsëritëm thirrjen tonë drejtuar mazhorancës që cështjet politike të fillojnë dhe të negociohen sa më parë në mënyrë që votimi në tërësi sëbashku me ligjet që do të shoqërojnë amendamentet kushtetuese të merren dhe të miratohen pa vonesë gjatrë javëve të ardhshme. 

Në qëndrimin tonë ne e theksuam që Kushtetua dhe rregullorja e parashikojnë një procedurë që duhet të fillohet të diskutohet edhe nen për nen.

Ashtu sic u shprehem edhe dje vota jonë është pro fillimit të diskutimit nen për nen të çdo amendamenti në mënyrë që procesi i miratimit të amendamenteve teknike të paraqitura nga ekspertë ndërkombëtarë të zhvillohet dhe të ecë sa më shpejt sëbashku me paketën ligjore që do ta shoqërojë.

Ne nuk u dakordësuam për çështjet politike dhe opozita që prej fillimit kanë qenë kundër kapjes politike dhe formulës me 84 vota që ka patur projekti fillestar. Për këto cështje nuk ka patur dakordësi dhe duhet të ketë negociata.

Thelbi i reformës në drejtësi është lufta pa kompromis në sistemin e drejtësisë, largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe të paaftë dhe hetimin dhe largimin e zyrtarëve për të cilët këto komponentë kanë të bëjnë me pjesën antikorrupsion.

Çështja i i ngelet mazhorancës nëse do të pranojë opinionin e Venecias për gjetjen e kësaj formule që  opozita ka rënë dakord si dhe partnerëve ndërkombëtarë. Pra topi është në fushën e mazhorancës për negociatat politike që do të vijnë. Nesëer fillon diskutimi nen për nen. on

Aktualitet

Archives