Franca do të sjellë prova se regjimi i Esadit është përgjegjës për sulmin kimik

Franca do të sjellë për disa ditë provën që regjimi sirian ka organizuar sulmin kimik në qytetin e Han Shejhun duke shkaktuar rreth 100 të vdekur më 4 prill, deklaroi të mërkurën shefi i diplomacisë franceze, Jean-Marc Ayrault.

“Ne kemi elemente, të cilat na mundësojnë të tregojmë se regjimi ka përdorur me qëllim armë kimike”, deklaroi Ayrault duke theksuar se shërbimet sekrete franceze kanë në dispozicion prova.

“Në disa ditë mund t’ju sjell provën”, garantoi ai.

Në fillim të muajit prill dyshohet se regjimi i Esadit ka zhvilluar bombardime me armë kimike kundër popullsisë civile, ku u vranë rreth 100 persona dhe u toksikuan të paktën 500 të tjerë. Ky sulm barbar shkaktoi gjithashtu një reagim të menjëhershëm të SHBA-së, e cila bombardoi me raketa nga deti një bazë ajrore nën kontrollin e Damaskut.

Aktualitet

Archives