100 vjetori i bibliotekës së komisisë letrare

“Dita e Trashigimise Kulturore” kete vit perkon me 100 vjetorin e hapjes se bibliotekes se Komisise Letrare Shqipe, ne qytetin e Shkodres, qe shenon te paren biblioteke publike ne Shqiperi.       100 vjetori i bibliotekës së komisisë letrare, u përkujtua me një aktivitet të veçantë në bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodres, ku u ekspozuan botimet shqipe nga shekulli i XIX-te deri ne vitin 1917. Drejtori Gjovalin Çuni, foli për dy momente të rëndësishme që përjeton ky institucion.

Ndersa, konsulli i nderit i Austrise në qytetin e Shkodres, Gjergj Leqejza, tha se qytetaret shkodrane kane ditur te shpenzojne kohen per te krijuar keto vepra.

Krijimi më 1917 në Shkodër i bibliotekës së Komisisë letrare duhet të konsiderohet si djepi i krijimit të së parës bibliotekë publike shqiptare. Në vitin 1921 kjo bibliotekë e transferuar në Tiranë do të bëhej bërthama e Bibliotekës Kombëtare të sapongritur. Në historinë e gjatë të traditave bibliotekare të qytetit të Shkodrës një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe bibliotekat e shoqërive kulturore dhe ato private.

Aktualitet

Archives