Rreziku për fëmijët që gërhasin në gjumë

Fëmijët me çrregullime  të mëdha të gjumit për shkak të vështirësive me frymëmarrje kanë pasur gati dy herë rrezik më të lartë që do të kenë çrregullime në sjellje në moshën prej shtatë vjetësh se sa fëmijët që kanë marrë frymë në mënyrë normale.

Supozohet që fëmijët për shkak të kualitetit të dobët të gjumit me kalimin e kohës bëhen shumë të lodhur, çka mund t’i kontribuojë zhvillimit të nervozizmit, hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes.

Po ashtu duhet të theksohet që çrregullimet e frymëmarrjes gjatë gjumit mund të ndikojnë edhe në furnizimin e trurit me oksigjen dhe grumbullimin e dyoksidit të karbonit, çka te fëmijët mund të shkaktojë pasoja afatgjate, pasi që për fëmijët kjo është periudhë kritike në zhvillimin e trurit.

Aktualitet

Archives