‘The American Spectator’: Rama i kriminalizuar

“Kontributet e Xhorxh Soros për një vatër kanabisi”.

Kështu e nis raportin e saj sot gazeta “The American Spectator”. Duke përshkruar ndikimin e Sorosit në Shqipëri, ajo ka shtruar pyetjen se sa gjatë do të vazhdojë SHBA të mbështesë rrjetin e socialistëve në Shqipëri me kriminalitet?

Në raport thuhet se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i vetmi udhëheqës i huaj që erdhi në SHBA vitin e kaluar dhe nuk e mbështeti kandidaturën e Donald Trump, ndoshta me urdhër të shokut të tij të ngushtë, George Soros.

“Zoti na ruajt nëse Trump fiton nominimin republikan”, – u shpreh Rama për CNN. Më tej, ai vijoi: “Trump do të dëmtojë shumë Amerikën dhe jo vetëm Amerikën, por gjithë botën”.

Megjithatë, Rama vazhdon të përfitojë nga një program masiv i USAID-it i menaxhuar nga gruaja e tij e dytë dhe për të manipuluar ambasadën e SHBA, ndërkohë që ai e drejton vendin në terren, ndërsa nxit kaos në Maqedoninë fqinje.

Politika amerikane në Shqipëri ka nevojë për një kthesë në drejtim të kundërt …

Është e thjeshtë: Shqipëria është një rrëmujë

Fuqia e dytë më e madhe politike të vend, Partia Demokratike ka bojkotuar parlamentin dhe refuzon që të hyjë në zgjedhjet deri sa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama.

Aktualitet

Archives