Trump përgëzon Presidentin Erdogan për suksesin në referendum

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump i telefonoi Presidentit Recep Tayyip Erdoğan të cilin e uroi për suksese në referendum.

Sipas informatave të marra nga burimet e presidencës, Trump gjatë bisedës i tha Erdogan-it se “I kushtojmë rëndësi miqësisë tonë, së bashku do të bëjmë punë shumë të rëndësishme”.

Gjatë bisedës telefonike mes Trump dhe Erdogan u fol edhe për çështjet rajonale.

Në këtë bisedë, ku u bë fjalë për zhvillimet e fundit në Siri, u prek edhe në çështjen e ndëshkimit të Sirisë nga ana e ShBA-së për sulmin me armë kimike të regjimit sirian që ndodhi më 4 prill.

Presidenti amerikan i ka shprehur falënderime presidentit turk për mbështetjen e dhënë në këtë çështje.

Të dy liderë ranë dakord se Beshar Esad duhet të mbahet përgjegjës për sulmet e tilla.

Poashtu u bisedua edhe për luftën e përbashkët kundër DEASH-it, përfshirë edhe organizatën separatiste terroriste PKK, për të cilën është theksuar nevoja e bashkëpunimit kundër të gjitha grupeve që përdorin terrorizmin për të arritur qëllimet e tyre.

Aktualitet

Archives