Referendumi në Turqi u mbyll me fitoren e 51,2% “Po”

Turqia sot shkoi para kutive të votimit për referendumin që parashikon ndryshimin e disa neneve të kushtetutës.

Nga referendumi doli përfundimi “Po” me 51,2%

Sipas rezultateve jo-zyrtare përqindja e votave “Jo” në referendum doli 48,8%

Pjesëmarrja në shkallë vendi me mbi 55 milionë zgjedhës të regjistruar u realizua në raportin 84%.

Përqindja më e lartë e përgjigjes “Po” në Turqi doli në provincën Bajburt (Bayburt), kurse ajo “Jo” doli në Tunxheli (Tunceli). Tek të dyja këto qytete përqindja e përkrahësve të “Po”-së dhe “Jo”-në në referendum ishte mbi 80%.

Zgjedhësit në të gjithë Turqinë e ushtruan të drejtën e votës në 167.140 vendvotime. Votimi sot u zhvillua edhe në pikat doganore për qytetarët që kanë udhëtuar për jashtë shtetit.

Votat e ardhura nga jashtë vendit u numëruan njëherësh me ato votat brenda Turqisë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Votimi për shtetasit turq që jetojnë jashtë vendit kishte përfunduar më 9 prill. Emigrantët votuan në 120 përfaqësi në 57 shtete duke filluar nga data 27 mars. Fletëvotimet e përdorura jashtë vendit ishin sjellë në Turqi me avionë dhe përmes korrierëve diplomatikë.

Përfundimet e referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi mund ti ndiqni me detaje në gjuhën shqipe edhe përmes faqes tonë të internetit, në trt.net.tr/shqip

Aktualitet

Archives