Lista e Frutave Më të Pasura me Hekur

Sa herë që flasim për ushqime të pasura me hekur, produkti i parë që na vjen ndër mend është spinaqi. Të paktën kështu ndodh me ne Shqiptarët. Por po të lexoni këtë artikull të përgatitur nga AgroWeb.org do të mësoni fakte shumë interesante mbi burimet natyrale alternative të hekurit. Këtu do të lexoni për frutat e pasur me hekur që mund t’i shtoni në ushqimin tuaj që të rrisni nivelet e hemoglobinës. Kjo e fundit është një element i qelizave të kuqe të gjakut që i japin këtij të fundit ngjyrën e kuqe. Ajo është e nevojshme për të transportuar oksigjen dhe ujë nëpërmjet organeve tek i gjithë organizmi. Pamjaftueshmëria e hemoglobinës do të thotë që gjaku nuk ka ndihmë për shpërndarjen e oksigjenit gjë që shkakton ndjesinë e lodhjes dhe rraskapitje tek njeriu. Shenjat e mungesës së hekurit 1. Lodhje gjatë gjithë kohës 2. Zhvillim të pakët fizik dhe mendor tek fëmijët dhe ecuri jo e mirë në shkollë 3. Inflamacion në gjuhë 4. Probleme në temperaturën e trupit 5. Sistem të dobët imunitar Frutat e pasura me hekur.

1. Domatet e thara A e dinit se 100 gramë domate të thara në diell përmbajnë deri në 9.1 mg hekur? Doza e rekomanduar ditore e hekurit për të rriturit është 18 miligram, ndërsa për fëmijët është 10 miligram. Kjo do të thotë që domatet e thara në diell ofrojnë më shumë se 50% të dozës ditore të hekurit. Për fat të mirë vetë domatja në përgjithësi- e freskët apo edhe e gatuar- është një burim i pasur hekuri. Megjithëse të gjithë i njohim si perime, domatet klasifikohen si frut botanikisht.

2. Kajsi të thara Kajsitë e thara janë të shijshme dhe një burim i pasur hekuri dhe antioksidantësh që promovojnë bukuri, shëndet dhe vitalitet tek të rinjtë dhe të moshuarit. Në 100 gramë kajsi të thara do të gjeni më shumë se 50 përqind të dozës ditore të hekurit. Kajsitë e freskëta shuajnë etjen në verë, por ato të thata janë mënyra më e mirë dhe më e lirë për t’i ofruar organizmit hekurin e nevojshëm gjatë gjithë vitit. Ato mund të ruhen për muaj të tërë. Kajsitë janë të pasura me fibër, që do të thotë se sheqeri që ato përmbajnë çlirohet gradualisht në gjak dhe ndihmon në mbajtjen e një niveli të ekuilibruar të sheqerit në gjak.

3. Rrushi i thatë Këto fruta të thata mund të duken të zakonshme, por në të vërtetë kanë më shumë hekur se shumica e frutave të tjerë. Në një gjysëm filxhani me rrush të thatë do të gjeni 1.6 miligramë hekur

Aktualitet

Archives