May-Trump bisedojnë në telefon për Sirinë

Sipas komunikatës së Kryeministrisë britanike, në bisedën telefonike realizuar të hënën në mbrëmje midis kryeministres së Anglisë Theresa May dhe Presidentit amerikan, Donald Trump janë trajtuar zhvillimet në Siri si dhe operacioni i Amerikës ndaj këtij vendi.

Trump i përcolli May-it falënderimet për mbështetjen ndaj operacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kundër regjimit sirian, shkruan komunikata e Kryeministrisë britanike. “Presidenti dhe Kryeministrja ranë dakord që ka lindur një shans për të bindur Rusinë se aleanca me Esadin tashmë nuk është më në interesin e saj (Rusisë) strategjik”, vijon komunikata.

Gjithashtu të dy liderët ndajnë mendimin e njëjtë se vizita që do të bëjë këtë javë në Moskë Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, është një shans për të shënuar progres në drejtim të zgjidhjes politike të qëndrueshme në Siri.

Aktualitet

Archives