Vettingu, Kuvendi mblidhet sot për ngritjen e komisionit ad hoc

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot pasdite në orën 18:00, në seancë plenare, për ngritjen e komisionit ad hoc që do të verifikojë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarë dhe prokurorëve shqiptarë.

Ndërkohë mësohet se PS ka dërguar dy propozimet për komisionin e parë. Deputetët Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja janë dy deputetët që vijnë nga selia rozë, ndërkohë LSI më herët ka propozuar emrin e Luan Ramës për të qenë pjesë e komisionit ed hoc për verfikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këto tre propozime plotësojnë vendet e mazhorancës, ndërkohë opozita ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë asnjë emër.

Në njoftimin zyrtar të Kuvendi, rendi i ditës parashikon dy pr/vendime: “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe te pr/vendimit “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit”

Të premten, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit(ONM) beri te ditur përfundimin e vlerësimit te kandidaturave për institucionet që do të kryejnë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Nga 84 kandidaturat e përzgjedhura nga Avokati i Popullit që përmbushnin kriteret formale, ONM dha vlerësim pozitiv per 67 prej tyre, duke i konsideruar të përshtatshëm për të qenë në listën përfundimtare që do të verifikohet nga Kuvendi.

Aktualitet

Archives