Basketbollistë, trajnerë dhe federata e basketbollit dënojnë dhunën

Ngjarja e rëndë që ndodhi te enjten në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ku tifozët e Tiranës dhe Vllaznisë u përleshën duke ndërprerë edhe ndeshjen, u dënua nga basketbollistë, trajnerë dhe drejtues të federatës së basketbollit.

Përleshjet mes tifozëve penguan ndeshjen e superkupës në basketboll për meshkuj që po luhej mbrëmjen e së enjtes. Tifozët e Tiranës dhe Vllaznisë fillimisht u përplasën jashtë dhe më pas brenda pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Basketbollistët e Vllaznisë nuk kishin përjetuar më parë të tilla skena.
Trajneri i Vllaznisë, kroati Ironi Mesari, nuk i ka për herë të parë skena të tilla, ai tha se duhet të kishte më shumë forca sigurie.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Basketbollit, Korab Llazani, sqaron se ngjarje të tilla janë të pazkonta për basketbollin shqiptar, por masat duhet të ishin më të rrepta.
Ngjarja është dënuar edhe nga klubi I basketbollit Tirana, me anë të një deklarate në FB.
Policia dërgoi në ndjekje penale disa nga personat e përfshirë. Pas kësaj ngjarjeje, Federeta e Basketbollit vendosi të shtyjë sfidën për ditën e hënë që do të luhet pa praninë e tifozëve. abc

Aktualitet

Archives