Sulmi me armë kimike ndaj civilëve në Siri vuri në veprim udhëheqjen e Uashingtonit

Sulmi i pardjeshëm i regjimit sirianë me armë kimike, i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 150 personave, vuri në veprim udhëheqjen e Uashingtonit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump filloi me punime për formimin e “zonave të sigurta në Siri”, qëndrim ky të cilin Turqia mbrojti me vite.

Bëhet e ditur se Presidenti Trump, i cili përshpejtoi kontaktet e tij në lidhje me këtë çështje, ka filluar me përgatitjet e fundit për hapat që do ti hedhë në Siri.

Deklarata e bërë nga Departamenti amerikan i Shtetit se “Esadi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë”, në mendje sjellë mundësinë për ndërhyrje ushtarake.

Sado që Departamenti amerikan thotë se “Presidenti Trump nuk do të publikoj vendimin e tij deri sa të vihet në veprim”, ajo në deklaratën e njëjtë i bën thirrje Rusisë për të rishikuar mbështetjen e tyre ndaj Esadit dhe kjo forcon mundësinë për ndërmarrjen e operacioneve të tilla.

Edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan më herët ka deklaruar se Turqia është e gatshme të bëjë atë që i takon në rast të ndonjë operacioni të mundshëm.

Aktualitet

Archives